Në Elbasan nisi aplikimi për të përfituar subvencione në bujqësi.
Ndonëse në ditët e para në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, është bërë e ditur se ka pasur një numër të konsiderueshëm të fermerëve të cilët nisën procedurat e aplikimit.
Edhe pse aplikimi bëhet nga interneti, fermerë të moshës së tretë kanë ndjekur formën tradicionale, duke e mësuar procedurën nga specialistët e bujqësisë.
Fermerët në Elbasan, ashtu si në të gjithë vendin, kanë kohë deri më 30 maj për të aplikuar për marrjen e subvencioneve.
Shumica e tyre do të regjistrohen nga interneti, krahasuar me vitin e kaluar këtë vit do të ketë një numër më të lartë të fermerëve për aplikim, pasi kulturat bujqësore në qarkun e Elbasanit kanë pësuar një rritje.
/rtsh.al/