Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij. Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe look duke u kthyer në kokë-kuqe. Për më tepër, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë për faktin që Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar. Tea jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket si një unazë fejese.
Çifti ende s’ka reaguar lidhur me këtë lajm. Ata kanë realizuar një set fotografik profesional, që me siguri do ta ndajnë shumë shpejt në rrjete sociale. Bearti ka zbuluar pak nga prapaskenat e këtij seti fotografik në llogarinë e tij në Instagram, teksa shkruan krahas videos një dedikim për Tean: “Të pëlqeva që në momentin e parë që të pashë. Thashë ‘Ajo është tigreshë, më përket mua’”- shkruan ai.