Xheisara ka pak javë që është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Që kur hyri në “Big Brother VIP”, këngëtarja është përfolur shumë për dinamikat e krijuara brenda shtëpisë.
Së fundmi, Xheisara duket se është përfshirë shumë emocionalisht dhe ka ndarë historinë e saj prekëse, ndërkohë që ka shpërthyer në lot.
Ajo ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël.
Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, rrëfeu ajo mes lotësh. Nje histori qe i preku te gjithe.