Një punonjës i Bashkisë së Belshit ndodhet në hetim pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, pasi i ka falsifikuar dokumentet e një prone shtetasit A. D.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
- D., 26 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, me detyrë topograf, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
- D., 60 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi A. D., me detyrë topograf pranë Bashkisë Belsh, ka falsifikuar dokumentet e një prone të shtetasit A. D.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.