Një tjetër tragjedi ndodhi sërisht në familjen Belba nga Librazhdi, ku ditën e djeshme humbi jetën një foshnje tre muajshe e cila u gjet e pajetë nga nëna e saj. Kjo e fundit deklaroi se kishte shkuar në dyqan për të blerë qumësht për foshnjen tre muajshe, por kur u kthye në banesë e gjeti atë të pajetë. Ndërkohë banorët e zonës kanë treguar se në banesë me foshnjen tre muajshe ndodhej edhe vëllai i saj adoleshent i cili në atë moment ishte duke fjetur gjumë. Ai është zgjuar nga britmat e të ëmës, pasi kjo e fundit kur u kthye e gjeti foshnjen tre muajshe të pajetë. Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të humbjes se jetës së foshnjës.
Jetimët e familjes Belba janë përballur edhe me tragjedi të tjera në të shkuarën, ku një nga vajzat e mitura në moshën 4 vjeçare humbi jetën dy vite më parë duke u aksidentuar nga një makinë në unazën e poshtme të qytetit Librazhd. Djali më i vogël për pak sa nuk humbi jetën një vitë më parë kur ra nga dritarja e katit të dytë të banesës së tyre të marr me qera tek pallati midis fushave të sportit. E njëjta banesë për pak sa nuk ju mori jetën të gjithë jetimëve kur u përfshi nga flakët një vitë më parë sipasoj e pakujdesisë së jetimëve, ku kalimtarë të rastit dhe ndërhyrja e zjarrfikësve të Librazhdit parandaluan një tjetër tragjedi.
Jetimët e familjes Belba në shumicën e kohës qëndrojnë të vetëm dhe të pa ushqyer për ditë me rradhë. Pyetja që shtrohet është se a do të lejoj shteti të ndodhii një tjetër tragjeti, apo do marri masa ti strehoj femijët në qendrat sociale për të mitur duke ja hequr kujdestarinë e plotë nënës e cila është e përgjegjshme në përkujdesjen e fëmijëve të saj