Një fabrikë për prodhimin e sfungjerëve, jorganëve dhe materiale të tjera tekstile është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Skënderbej në qytetit e Elbasanit. Magazina me materiale tekstile u përfshi nga flakët të cilat erdhën si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Zjarri përfshiu fabrikën paraditen e sotme, por për shkak të lëndës vibroze që ndihmonte përhapjen e zjarrit u desh një përpjekje e madhe nga ekipi i zjarrëfikësve për të neutralizuar flakët duke shpëtuar objektin pranë vatrës, një kabinë elektrike, gjithashtu dhe një banesë.
Zjarri ishte mjaft i fuqishëm saqë automjeteve të zjarrëfikesve ju deshën të mbusheshin dy herë me ujë. Zjarri vazhdoi për 3 orë, ku pas punës kolosale nga ana e ekipit të zjarrëfikësve u arrit neutralizimi i flakëve dhe u bë e mundur të shpëtimi i objekteve aty afër. Në këtë askion u përfshi i gjithë reparti zjarrëfikës i Elbasanit, 5 mjete, 20 zjarrëfikës, efektivë të policisë të cilët u përpoqën për 3 orë për ta vënë nën kontrollë atë, por vet materialet e vështirësuan situatën.
Ndërkohë ka reaguar edhe Bashkia Elbasan për ngjarjen, duke përgenjështruar opozitën për mosgadishmërinë e zjarrëfikësve.
Reagimi i Bashkisë:
Me të marrë informacionin në kohë rekord në vend ngjarje kanë punuar për shuarjen e flakëve 20 efektivë të Repartit të Zjarrefikëses si edhe 5 mjete zjarrëfikëse. Ndaj edhe një herë i shprehim #MIRËNJOHJE?? për ekipin e zjarrëfikës të Elbasanit që prej mëngjesit të sotëm ishin në luftë me flakët. Për shkak të lëndës vibroze që ndihmonte përhapjen e zjarrit u desh një përpjekje e madhe nga ekipi ynë për të neutralizuar flakët duke shpëtuar objektin pranë vatrës, një kabinë elektrike, gjithashtu dhe një banesë ??? Në të tilla raste, nuk është në të mirën e askujt të komentohet dhe politizohet puna e palodhur e efektivëve të zjarrëfikêsve të cilët luftuan me flakët për disa orë. Pamjet flasin vetë, ku mjetet e zjarrëfikësve kanë qenë por dhe do të jenë në terren aty ku qyteti dhe qytetarët tanë do të kenë nevojë. Të mos merremi me deklarata dizinformuese me qëllime negative, por të vazhdojmë të jemi në gadishmëri si gjithmonë për qytetin tone!