Evis Kushi dhe drejtoresha e DAR Elbasan vizitojnë familjen elbasanase me dhurata në duar…

Klasat e arsimit fillor nga e para deri tek e nënta edhe këtë vit shkollor kanë përfituar librat falas. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, i dorëzoi sot librat falas 3 fëmijëve të familjes së Dylejman Nuzit në Elbasan. “Me shumë kënaqësi u dorëzuam tekstet shkollore Englantinës, Mateos dhe Gretës, 3 fëmijëve të mrekullueshëm të familjes së Dylejman Nuzit në Elbasan, të cilët janë përkatësisht në klasë të tretë, shtatë dhe nëntë në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi”. Suksese dhe vit të mbarë shkollor”, shprehet Kushi.

Rreth 250 mijë nxënës në të gjithë vendin përfitojnë këtë vit të ri shkollor librat e shkollës falas, prodhime prestigjoze të OXFORD, PEARSON dhe CAMBRIDGE. Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.