Në daljen e tij të parë për mediat për vitin 2020 kryetari i Partisë Demokratike Eugen Isaj, ka diskutuar me gazetarët një sërë tematikash, të cilat sipas PD Elbasan kanë shqetësuar qytetarët elbasanas gjatë vitit që lamë pas.
Isaj bëri një rezyme të mungesës së investimeve në bujqësi, arsim, shëndetësi etj. Sipas tij, një ndër problemet më të mëdha të 2019-tës ishte ai me ndotjen në qytet.
Në fund të deklaratës së tij, Isaj i kërkoi qeverisë Shqiptare të shtojë vëmendjen ndaj qytetarëve elbasanas dhe si rrjedhojë investimet.