Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta se ajo nuk ka pasur një fëmijëri, si gjithë moshatarët e tjerë. Gjatë një interviste, Aulona Musta tha se vuánte nga një sëmundje që i është përsëritur katër herë. Ajo tregoi se mjekët i thanë nënës së saj se ishte me fat që i mbijetoi sëmundjes, që i vuri në ŗrezik jetën.
Për këtë arsye, moderatorja tha se nuk mund të dilte të luante jashtë apo të vraponte, por qëndronte e mbyllur në shtëpi. “Fëmijëria ime ka qenë e vështirë duke qenë se kam kaluar hepatitin, kam qenë rast i rrallë, më është përsëritur katër herë. Mjekët i thanë mamit tim, që është mrekulli që jam gjallë. Si duket kam qenë në ŗrezik për jetën dhe kështu ka lindur ky kujdesi madh i mamit për ushqimin.
Më mbrapa kur u shërova isha në një ŗrezik ndaj duhet të kisha një regjim, kujdes të madh, nuk duhet të dilja, të luaja, të vrapoja. Nuk kam pasur një fëmijëri shumë të gëzuar. Kam qenë shumë introverte, nuk dilja, isha e mbyllur. E kaloja ditën në shtëpi,”- tha Aulona Musta e ftuar në “Glamour Zone”.
Gjatë intervistës, tregoi edhe personazhin e famshëm që e ka zhgënjyer më shumë. “Më ka ndodhur me Samanta Karavellën, me të cilën kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe e ftoja disa herë në emision por më refuzonte me stil, njëherë thoshte ‘nuk kam mundësi’, pastaj ‘nuk është momenti’. Ndërkohë që nga ana tjetër flisnim normalisht ‘pa merak sapo të mbaroj këtë projekt dhe menjëherë do vij, dhe ti e shikon që ka dalë dikur tjetër. Dhe kur ke një marrëdhënie pozitive, që ti e njeh tjetrin dhe flet “shpirt, zemra” edhe zhgënjehesh, mërzitesh,”– tha Aulona Musta.(Panorama)