Ertjan Kofsha u rendit në vendin e katërt në peshën deri në 94 kilogramë, në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Rijad të Arabisë Saudite.
Sportisti kuqezi bëri një garë shumë dinjitoze në një nga peshat më vështira. Në shkëputje Ertjan Kosha bëri 2 prova të mira me 157 kilogramë dhe 161 kilogramë, ndërsa dështoi në të tretën me 165 kilogramë.
Në shtytje sportisti që stërvitet nga trajneri Leonard Toska e nisi me 185 kilogramë, për të vijuar me 190 kilogramë në provën e dytë dhe një tentativë e pasuksesshme me 195 kilogramë në provën e tretë.
Në total në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti 351 kilogramë, duke u renditur në vendin e katërt.
Veç Kofshës, në kategorinë e femrave e reja Enkileda Carja siguroi dy medalje argjendi, duke vendosur edhe rekord botëror për të reja.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.