Ermal Mamaqi e konfirmon: Bora pjesë e një filmi, ja kur do dalë

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në Natën me Aulonën ku ka komentuar shakanë e bujshme që bëri në Big Brother Vip lidhur me trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.

Ermali ka sqaruar se e gjitha ka qenë në kuadrin e një shakaje dhe se nuk ka dashur të prekë asnjë. Ndër të tjera Ermali bëri me dije se moderatorja Bora Zemani do jetë pjesë e një filmi të tij që pritet dalë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, që do jetë një film kinematografik.

“Bora është një ndër personat që unë vlerësoj, e kam shoqe. Bora do jetë pjesë e një filmi që do dalë në fillim të vitit të ardhshëm ose në fund të këtij viti. Do jetë film kinematografik dhe nuk do jetë pjesë e serialit”, tha Ermali.