Mbremjen e sotme, Eri aga, konkurrenti i larguar nga “Përputhen”, për shkak të debatit me Dorin konkurrentin e ri, u përjashtua nga emisioni. Ai ka akuzuar “Përputhen”, dhe ka vendosur të bëjë një live ku do sqarojë të gjitha, dhe do nxjerri të palarat e “Përputhen”. Ai është shprehur se ka kërkuar takim me helikopter me Ledianën dhe Olsa i ka thënë se nuk do ta bejë me Ledianën atë takim pasi ajo s’ka audiencë.
Olsa u thoshte vajzave me mesazh se kë të zgjidhnin. I kam thënë serish për takimin e dytë me Ledianën që dua ta bëj me helikopter, Olsa me tha në rregull dhe gazetarja me pas më ka thënë nuk e bën këtë takim se e kanë bërë tek “Love Story” por nuk ka shans ta bëjë njeri tjeter këtë takim”, ka treguar Eri, ndërkohë që sot Princi ka bërë një takim me helikopter dhe kjo është arsyeja që Eri është acaruar.
“Çdo gjë që ato bëjnë janë skenare”, ka treguar Eri duke nxjerrë edhe telefonaten e regjistruar me gazetaren.
Gjithashtu ai ka thënë se në vijim do nxjerr regjistrime të tjera dhe se nuk e ka nxjerrë Ledianën me të në takim sepse nuk donte që të dilnin çift të dy. Madje ai është shprehur se këto treshet, (për rastin e Mevlanit, Ledianës dhe Antonelës), i ka Olsa në skenar.