Një 50-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë nga Covid-19. Burime për News24 bëjnë të ditur se personi ka qenë i infektuar me mutacionin indian. Mësohet se 50 vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri nga Athina aty ku kishte kryer edhe transitin për të mbërritur në aeroportin e ndërkombëtar te Rinasit.
Sipas burimeve zyrtare pranë drejtorisë se shëndetit publik ka dyshime te forta se 50 ka qene i prekur nga mutacioni indian pasi simptomat e kovid kane qene te ngjashme me mutacionin indian.
Burime për “News24” thanë se mostra është dërguar jashtë Shqipërisë per te konfirmuar nëse mutacioni indian ka mbërritur apo jo ne vendin tone.