Enkileda Carja, kampionia 14-vjeçare nga Elbasani shkëlqen në peshëngritje. Rrëmben kupën e turneut

Enkileda Carja, peshëngritësja nga Elbasani, ka arritur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Carja dhe trajnerja Eglantina Kalemi shkëlqyen në eventin e organizuar në Sarajevë, duke rrëmbyer kupën e turneut dhe çmimin e sportistes më të mirë që shkoi për vajzën elbasanase.

 “Kam filluar duke shoqëruar motrën, dhe duke qenë së më pëlqeu dhe mua fillova dhe unë pas motrës” është shprehur Enkileda. Nga një mbështetëse e motrës, ajo tashmë është kthyer në “rivalen” e saj.

“Talentin tim e ka kuptuar trajnerja ime. Zysha pa anën fizike, karakterin dhe konstruktin. Talenti nuk është i mjaftueshëm sepse duhet dhe punë që të arrish të bëhesh kampione”,  thotë ajo.