EMRI/ U gjet i pajetë i varrosur në një plazh të Greqisë, kush është 31 vjeçari shqiptar nga Gramshi! Në xhep kishte 12 mijë euro kur…

Policia greke ka zbardhur detaje të reja lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të 31 vjeçarit shqiptar që u gjet në plazhin Kartela në Kyparisia. Bëhet me dije se viktima është shtetasi Eni Dollani nga Gramshi i cili nuk ishte banor i përhershëm i zonës, por shkonte për të punuar me sezone.

Trupi i pajetë i tij u gjet i groposur në plazh, nga qeni i një prej banorëve që kishte dalë për shëtitje. Policia ka arritur të ndalojë tre persona, një grua dhe dy meshkuj, njëri shqiptar dhe tjetri pakistanez të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur. Sipas kamerave të sigurisë, të siguruara nga policia, këto tre persona kishin qenë të ulur në një lokal me viktimën duke konsumuar pije alkoolike.

Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune të shkaktuara nga goditjet me sende të forta. Ndërkohë teksa nuk dihet arsyeja e vrasjes së 31 vjeçarit, mësohet se ai kishte në xhep një shumë prej 12 mijë eurosh të cilat nuk iu gjetën në xhep në momentin kur u zbulua trupi i tij i pajetë./Shqiptarja.com