EMRI/ I dënuar me mbi 9 vite burg për trafik droge, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari

Një operacion i Policisë ka çuar në arrestimin e Valmir Polisit, 37 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pas një dënimi me mbi 9 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Polisi u lokalizua në një zonë të thellë të fshatit Pishkash, pranë Elbasanit. Sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe ndaluar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale:“Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga ky dënim, Valmir Polisi ka ende për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.

Pas arrestimit, ai do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për procedurat e mëtejshme.