EMRI/ Humb jetën tragjikisht elbasanasi në Itali, baba i dy fëmijëve

Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në Itali. Sipas mediave italiane, Bashkim Toska nga Elbasani ishte duke punuar në një kantier ndërtimi kur u godit nga një hekur dhe mori plagë të rënda në kokë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë, të mërkurën rreth orës 10:00, në Limone Piemonte. Shqiptari u dërgua në spital, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në orët në vijim.  59-vjeçari nuk mundi t’ja dalë dhe humbi jetën pasditen e djeshme.

Shqipari la pas gruan dhe dy fëmijë,  ndërsa autoritetet po vijojnë me procedurat për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri.