EMRI/ Arrestohet maniaku në Elbasan, përndoqi për një vit rrjesht 17-vjeçaren

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi përndoqi për një vit një 17-vjeçare.

Pasi e mitura kallëzoi në polici se shtetasi i identifikuar si Mikel Rexhepi e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme prej një viti. Forcat blu organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme