Ervis Hasankolli është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Autori 38-vjeçar, banues në fshatin Papër, Elbasan ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Ervis Hasankolli ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi.