Emrat/ Makina e ambasadës ruse aksident në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën 36-vjeçari rus

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshëm rreth orës 23:10, tek mbikalimi në Mjull Bathore, në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë jetë njerëzish.

Automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin Andrea Kukuviç, dhe pasagjer shtetasin Sergei Mironov, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus Sergei Mironov, 36 vjeç, ndërsa shtatesi Andrea Kukuviç, 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në foton e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat shihet se mjeti është shkatërruar nga përplasja e fortë.

Top Channel