EMRAT; Këta janë 10 maturantët me rezultatet më të larta të Maturës Shtetërore 2020

Njihuni me dhjetë emrat e maturantëve që kanë dalë me rezultatet më të larta për këtë vit në Shqipëri. Në të gjitha provimet e maturës ata kanë marrë notë maksimale. Shumica prej tyre dëshirojnë të vazhdojnë studimet për mjekësi ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur universitete të huaja. Ata janë maturantët me rezultatet më të shkëlqyera për këtë vit në Shqipëri që i përkasin gjimnazeve të ndryshëm, publikë dhe privatë nga Tirana, Lushnja, Saranda, Kukësi, Durrësi, Vlora.

Në të gjitha provimet e maturës ata kanë marrë notë maksimale.  Shumica prej tyre dëshirojnë të vazhdojnë studimet për mjekësi ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur universitete të huaja, por me perspektivën për t’u kthyer sërish në atdhe.

Këta janë emrat e dhjetë maturantëve më të mirë që kanë marrë notat më të larta në provimet e maturës së këtij viti:

Andia Mazreku (Gjimnazi “Sami Frashëri”, Tiranë) 

Ersuina Gjini (Gjimnazi “18 Tetori”, Lushnje)

Enxhi Këri (Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë)

Joner Nikolla (Gjimnazi “Hasan Tahsini”, Sarandë)

Lurdes Isufaj (Gjimnazi “Havzi Nela”, Kukës)

Joneda Bajramaj (Gjimnazi “Naim Frashëri”, Durrës)

Kesjana Doko (Gjimnazi “Ali Demi”, Vlorë)

Bjorn Rambi (Gjimnazi “Sami Frashëri”, Tiranë) 

Jera Isakaj (Gjimnazi “Turgut Özal”, Tiranë)

Ingis Beliu (Gjimnazi “Turgut Özal”, Tiranë)

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka zhvilluar në ambientet e MASR një takim pikërisht me këta 10 maturantë, më të mirët në të gjithë vendin. Në postimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Shahini shprehet se “më la mbresë fakti se shumica donin të studionin mjekësinë dhe se pandemia COVID-19 nuk i kishte frikësuar, por i ka nxitur më tepër të orientohen drejt këtij profesioni human”.

“U gëzova që maturantët të cilët duan të studiojnë jashtë vendit janë të vendosur që pas studimeve të rikthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre”, thekson gjithashtu Shahini. 

“Suksese me zemër të gjithëve në çdo hap tuajin në vijim!”, mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.

PORTALI SHKOLLOR