Gati 1 muaj që nga dorëheqja e Indrit Karaj nga posti i kreut të degës rajonale të Tatim-Taksave për Qarkun e Elbasanit, është emëruar edhe drejtori i ri.
Ai është Klevis Cullhaji. Ekonomisti 46 vjeçar vjen pas një CV të pasur ku spikat drejtimi i SIGAL Group ne Elbasan. Ka qenë kryetari i bashkisë, z. Gledian Llatja që i ka besuar pozicionin kyç të mbledhjes së të ardhurave në Bashkinë e Elbasanit.
Lëvizjet e reja vijnë në kuadër të rifreskimit që kryetari i Bashkisë i bën strukturave që drejton për të shtuar ritmin në punë.