Elvana Gjatës ‘nuk i del e keqja’ me Alketa Vejsiun, e injoron publikisht

“Festivali i Këngës” i vitit 2019 mesa duket vijon të “prodhojë” ende hatërmbetje, ose ende nuk ka arritur që t’i shuajë ato. Një nga emrat më të përfolur për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision’ ishte edhe Elvana Gjata, e cila çuditërisht u vlerësua me pikë minimale nga juria.

Aludimet e shumta u lidhën me ‘ndërhyrjet në prapaskenë’ të Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockën, ndërsa Gjata duket se nuk e ka harruar aspak këtë gjë. Pasi ka ndarë në llogarinë e saj në ‘instagram’ disa fotografi ajo ka marrë komente të shumta nga miq, të afërm, të cilëve ju është përgjigjur me dashamirësi, përveç Alketa Vejsiut.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”,  i ka shkruar Alketa e cila është përballur me një ‘seen’ publikisht, ndryshe nga të tjerët.