Elbasani, qyteti që solli frutin aq të lakmuar nga të gjithë në Shqipëri

Emisioni “Opinion” ka vijuar këtë të mërkurë udhëtimin në qytetet shqiptare. Elbasani është ndalesa e radhës, ku përmes vizitave në pika të ndryshme të qytetit, gazetari Belndi Fevziu ka zbuluar elementët më pikantë jo vetëm të historisë, por edhe të trashëgimisë kulturore, kulinarisë, besimit fetar. Ky udhëtim ka nisur nga sahati, i cili vazhdon të jetë edhe sot funksional dhe mirëmbahet nga bashkia e qytetit.

Në një itinerar brenda kalasë, gazetari ka vizituar edhe kishën e Shën Mërisë, xhaminë mbret, shtëpinë e Kongresit të Elbasanit, varin e Kristoforidhit.

Ndërkohë, si një pikë strategjike përmes të cilit kalonte edhe rruga Egnatia, Elbasani është ndikuar nga kultura të ndryshme. Ndër të tjera i njihet edhe si qyteti që për herë të parë ka sjellë në Shqipëri frutin e hurmës, nga Persia./Opinion.al