Elbasani nuk gjen qetësi. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit të ish futbollistit M. Toçi, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lokali ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./shqiptarja