Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e SPAK kanë zbarkuar fuqishëm në Elbasan. Qyteti është vendosur në hartën e kuqe të vëzhgimit, me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj çdo tentative për të ndikuar procesin zgjedhor në mënyrë të paligjshme.
Hetimet janë në terren, kontrollet janë të përditshme dhe çdo veprim i dyshimtë regjistrohet dhe ndiqet me përparësi të lartë. Strukturat e specializuara të drejtësisë po ndjekin me zero tolerancë çdo individ apo grup që kërkon të deformojë vullnetin e qytetarëve.
Çdokush që tenton të përfshihet në krime zgjedhore, duhet ta dijë: kapja është çështje kohe, jo fati! SPAK dhe BKH janë në Elbasan për të ndëshkuar ashpër çdo përpjekje për shit-blerje votash, intimidim, apo ndërhyrje të paligjshme në zgjedhje.