Elbasani, Korça dhe Shkodra pa drejtorë policie, 6 drejtues në garë për 3 vendet e lira! Emërimet do të vulosen nga…

6 drejtues të Policisë së Shtetit janë në garë për 3 vende të lira në rang drejtorish qarqesh në vend, Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.

Kandidatët për drejtues të rinj të qarqeve Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të shpalosin platformat e tyre në datën 10 dhjetor, në komisionin e posaçëm të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komisioni pritet të jap vlerësim me pikë për të 6 kandidatët dhe më vonë, me firmën e kryepolicit Ilir Proda pritet të bëhen emërimet, i cili ka të drejtën të zgjedh mes kandidatëve, edhe nëse nuk janë në 3 të parët.

Loard Sallaku, aktualisht drejton Policinë e Kukësit, i komanduar. Aban Çela, këshilltar në Policinë e Shtetin, Dritan Lena pranë Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, në Drejtorinë e Përgjithshme, Ardian Çipa, te Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Islor Islami, i komanduar drejtor në Policinë e Korçës. Gara për 3 qarqe të Policisë së Shtetit u hap pas shkarkimit të Fatmir Lleshit në Shkodër, Erion Ahmetit në Korçë dhe dorëheqjes së Fatmir Hoxhës në Elbasan.