Elbasani kantier ndërtimi, ndërhyrje edhe në zonat rurale. Ja rrugët ku po ndërhyn bashkia


Këtë fillim viti Elbasani është kthyer në një kantier ndërtimi.

Shumë rrugë po ristrukturohen, e në sinkron me këtë, investime po kryen dhe brenda lagjeve të qytetit.

Pak ditë më parë ka nisur puna për rehabilitimin e rrugëve në blloqet e pallateve të lagjes “Syrja Dylgjeri” në Elbasan, që do të ketë ndriçim dhe trotuare të gjelbëruara.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili po ndjek në ecuri punimet deklaroi se “shumë shpejt, banorët e lagjes “Syrja Dylgjeri” në Njësinë 3 do të kenë infrastrukturë me standarde, ndriçim dhe trotuare të gjelbëruar”.

Njëkohësisht për të shmangur çdo të papritur në këtë stinë dimri, punime po kryen edhe në Njësinë Administrative Papër, ku ekipi i Agjencisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Elbasanit po bën pastrimin e kanaleve kulluese të tokave bujqësore në fshatin Broshkë të kësaj Njësie.

Si një nga problematikat e vazhdueshme të zonës, ekipi po merr masa për të shmangur çdo të papritur të dimrit.

Duke shprehur edhe një herë mbështetjen e institucionit që ai drejton, Llatja deklaroi se “bashkia është gjithmonë aty për t’ju përgjigjur çdo problematike e shqetësimi të banorëve”.