Elbasani i kthyer në një kantier ndërtimi, vijon transforimimi urban i lagjeve (Foto)

Sërisht një premtim i mbajtur dhe i realizuar për banorët e lagjes “Skënderbej”, ku tregon edhe një herë shembullin më të mirë të transformimeve urbane që po kryen Bashkia e Elbasanit.

Rikonstruksioni i rrugës “Iliaz Kosova” është një fjalë e dhënë dhe e mbajtur, ku ka përmirësuar dukshëm infrastrukturën në këtë lagje, e cila nuk kishte njohur ndërhyrje në infrastrukturë që në vitin 1990.

Rikonstruksioni total i kësaj rruge ka krijuar kushte cilësore për banorët, si edhe ka lehtësuar qarkullimin e përditshëm të automjeteve dhe këmbësorëve.

Sakaq, Bashkia e Elbasanit, bën me dije se vijon investimet në infrastrukturë në të gjitha rrugët dhe rrugicat lidhëse të qytetit të Elbasanit, dhe të lagjes “Skënderbej”, me qëllim transformimin e urban të qytetit të Elbasanit.