Në 25 nëntor 1912 Elbasani ngriti i pari flamurin e Pavarësisë duke vënë kështu gurin e parë në themelin e Pavarësisë kombëtare
Bashkia e Elbasanit organizoi disa aktivitete me këtë rast, mes tyre edhe ngritjen e simbolike flamurit në qendër të qytetit. Në ceremoni morën pjesë, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetë, pushtetarë vendorë dhe vetëranë.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2019/11/Elbasani-pavaresia2.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja në faqen e tij të facebook është shprehur:
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2019/11/Elbasani-pavaresia1.jpg?resize=618%2C412&ssl=1)
107 vite nga shpallja e Elbasanit qytet të Lirë e të Pavarur ??
Më 25 Nëntor 1912, patriotët elbasanas nënshkruajnë Deklaratën e Pavarësisë dhe valëvisin flamurin kombëtar, duke e shndërruar Elbasanin në qytetin e parë që i hapi rrugën Shqipërisë së Pavarur.?✍?
Ky 107-vjetor kremtohet në nder të kontributit dhe vlerave të pamohueshëm të Elbasanit në çështjen kombëtare.⭐️
Gëzuar 25 Nëntorin!??