Mjekja onkologe, Luljeta Vathi ka thënë se në të gjithë vendin janë regjistruar 450 gra me kancer gjiri, ndërkohë që në Elbasan ka një trend rritës, 100 gra në vit. “Disa nga ndikuesit kryesor të shfaqjes së këtij kanceri janë mënyra e jetesës, streset, ndotja,”-është shprehur Vathi.
Gjithashtu, ajo ka theksuar se janë të pakëta gratë nga zonat rurale që janë ndërgjegjësuar dhe kryejnë monografinë, ndërkohë që ato të zonës bëjnë kontrolle të periodike duke e kapur zhvillimin e kancerit në stadin e parë.
Muaji tetor është cilësuar dhe si “muaji rozë” në kuadër të ndërgjegjësimit të grave për pasojat e kancerit të gjirit, ndër të cilat dhe vdekja.
Gjithashtu kujtojmë se, ministra Manastirliu ka shpërndarë me ndjekësit e saj një video të grave, të cilat falë mamografisë arritën ta zbulonin herët kancerin në trupin e tyre.