Mësohet se zjarri ka rënë në një pallat në lagjen “5 maji”, në bodrumin ku parkoheshin makinat, ndërsa zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ngjarja u mbyll pa pasoja në njerëz fatmirësisht, me vetëm dëme materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. ç, por që shkaktoi panikun e qytetarëve.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.
Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.