Sunday , December 4 2022

Elbasan/ Zhvillohet workshopi me temë “Industria e turizmit dhe profesionet e së ardhmes”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, është zhvilluar workshopi me temë “Industria e turizmit dhe profesionet e së ardhmes”, prezantuar nga Znj. Adriana Dodbiba Kotherja, Drejtore e Departamentit të kontratave Elite Travel Group.

Studentët u prezantuan me historikun, zhvillimin, arritjet, misionin dhe vizionin e agjencisë Elite Travel Group.

Znj. Dodbiba në prezantimin e saj, u ndal dhe në mundësitë që ofron kjo kompani për studentët përmes intershipeve dhe trajnime profesionale.

Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me Bordin Këshillimor të Biznesit.

Advertisement