Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Elbasan Z. Spiro Maliqi, në kuadër të bashkëpunimit midis autoriteteve civile dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u zhvillua sot pranë ambienteve të Prefekturës një takim koordinues me një ekip të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura. ??
Për rritjen e nivelit të efikasitetit të punës u ra unanimisht dakord për :
? gatishmëri të plotë për ndihmë përgjatë sezonit dimëror
? fokus i shtuar ndaj çështjeve të mjedisit
? të rritet kooperimi reciprok midis strukturave ushtarake dhe autoriteteve civile
? kryerja e kërkimeve më të thelluara nga ana e SHPFA lidhur me nevojat që atyre mund tu paraqiten apo nevojiten në raport me pushtetin qëndror
? identifikim i plotë dhe i strukturuar i kapaciteteve të pushtetit vendor për rastet e emergjencave.