U zhvillua sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan në drejtimin e Sekretares së Përgjithshme Znj. Lorena Balliu, mbledhja e radhës e Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave Elbasan.
Nga anëtarët e Tryezës u raportua në lidhje me rastet e identifikuara, referuara si viktima të mundshme ose viktima trafikimi si dhe problematikat e hasura prej tyre.
Gjithashtu u diskutua në lidhje me masat e marra, aktivitetet ndërgjegjësuese që janë realizuar dhe për ato të planifikuara për në vijim në kuadër të Planit Vendor të Veprimit.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan në përmbushje të detyrave të tij si drejtues i Komitetit Rajonal Antitrafik do të vazhdojë punën për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e detyrave ndërmjet anëtarëve.