Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu një fabrikë të prodhimit të sfungjerit në fshatin Katund i Ri të Elbasanit.
Mësohet se fabrika është në pronësi të shtetasit Florenc Salibashi, ndërsa e gjithë zona është përfshirë nga një re e madhe tymi. Shkaku i rënies së zjarrit dyshohet se është bërë një defekt në sistemin elektrik.
Fabrika e sfungjerit në pronësi të Florenc Salibashit ushtronte aktivitetin prej vitesh, pa pasur asnjë problem të raportuar më parë.