FOTO ARKIVA

Elbasan, zbardhet emri i të riut që u plagos me thikë

Panorama.al ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme (27 shkurt) në Elbasan, ku një i ri mbeti i plagosur.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se i plagosuri është 21-vjeçari, Kelvis Cani.  Ende nuk ka detaje si ka ndodhur ngjarja, por për plagosjen e tij ka dy versione.

Nga spitali i Elbasanit bëhet e ditur, se i riu është plagosur me armë zjarri, ndërsa policia thotë se është qëlluar me thikë.

I riu është gjetur i mbuluar me gjak në mes të rrugës dhe është transportuar në spital, ku i është nënshtruar edhe një operacioni.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar  me thikë  shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.