Elbasan: Votimi elektronik nuk është promovuar sa duhet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vërejtur me shqetësim ecurinë e procesit zgjedhor në Elbasan. Avokati i Komitetit, Erdjon Maçolli, shprehet se në disa Qendra Votimi nuk janë afishuar listat e zgjedhësve ndërsa në disa të tjera këto lista janë dëmtuar duke u bërë të palexueshme.

Gjithashtu KSHH vëren se votimi elektronik nuk është promovuar sa duhet, për të bërë të mundur informimin e qytetarëve. Sipas KSHH, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të shtojë pajisjet informuese në një territor më të gjerë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se mangësitë e vërejtura në Elbasan mund të rekuperohen teksa ka ende kohë deri në datën e zgjedhjeve, në rast të kundërt këto mangësi mund të bëhen pengesë për shprehjen e lirë e të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.