Elbasan/ Vlerësohet me Certifikatën e Karrierës, Nënkomisar Sefer Shuka

Me rastin e daljes në pension, Nënkomisar Sefer Shukës iu akordua Certifikatë Karriere, në shenjë vlerësimi për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij në përmbushjen e detyrave në radhët e Policisë së Shtetit.

Certifikata iu dorëzua gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në prani të drejtuesve, kolegëve dhe familjarëve të Nënkomisar Shukës.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, vlerësoi kontributin dhe përkushtimin e Nënkomisar Sefer Shukës ndër vite, duke theksuar se puna e tij është karakterizuar nga korrektësia, profesionalizmi dhe përgjegjshmëria në kryerjen e detyrës.

Në përfundim, Nënkomisar Sefer Shuka falënderoi drejtuesit dhe kolegët për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndër vite, duke u shprehur se ky vlerësim përbën një nder dhe një kujtim të veçantë nga karriera e tij në radhët e Policisë së Shtetit.