Virozat janë shumë të përhapura tek fëmijët gjatë vjeshtës. Në ditët e para të nëntorit sidomos vihet re fluksi i lartë në pediatrinë e Elbasanit, me rreth 100 vizita në ditë, kryesisht grupmosha 1 deri në 5 vjeç është më e prekur.
“Në këtë fillim nëntori numri i paraqitjeve mbetet i lartë, rreth 100 vizita në 24 orë. Njëkohësisht rritje dhe numrit të shtrimeve në spital”, u shpreh Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.
“Fëmijët që marrim mjekim ambulator janë fëmijë të shkollave e kopshteve që paraqiten me temperarurë dhe të vjella. Po kështu ka raste me asma, bronkoplomoni, shton mjekja, duke theksuar se këto ditë është rritur sëmundshmëria dhe tek bebet 0-1 vjeç”, tha Irena Palloshi.
Mjekja apelon prindërit të tregojnë kujdes me higjienën dhe ushqyerjen e fëmijëve.