Elbasan/ Vihet në pranga 38 vjeçari, në kërkim një tjetër. Policia jep detajet

Një 38 vjeçar është vënë në pranga pasi në bashkëpunim me një tjetër person kanë kryer një vjedhje. B. V., dhe 25 vjeçari Sh. Rr., i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur materiale pune në një kompani private.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatin e Elbasanit bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e 25 vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy persona.

Gjithashtu dy persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike. 31-vjeçari R. K., është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërsa 31 vjeçari A. O., banues në Librazhd është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 38 vjeçarin M. B., banues në Kavajë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.