Prej disa ditësh qarku i Elbasanit u përball me një situatë të paprecedentë në menaxhimin e zjarrvënieve të qëllimshme. Pas 4 ditësh u vu nën kontroll vatra e zjarrit në kodrat e fshatit Ulëm në Njësinë Gracen, ku i pranishëm ditën e sotme ka qenë edhe kryetari I bashkisë, z. Gledian Llatja I cili pa nga afër dëmet e konsiderueshme që janë bërë në këtë zonë si dhe u bënë apel autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjet e javëve të fundit duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit
“Mirënjohje për ekipet e zjarrfikësave që prej disa ditësh u përballën me një situatë të paprecedentë në menaxhimin e zjarrvënieve të qëllimshme. Pas 4 ditësh u vu nën kontroll vatra e zjarrit në kodrat e fshati Ulëm në Njësinë Gracen.
Inkurajoj të gjitha organet ligjzbatuese të bëjnë një zbardhje të plotë të ngjarjeve të javëve të fundit, në Shushicë, Gjinar, Zavalinë, Labinot Mal, Gracen, Bradashesh të marrin masat përkatëse duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.”- shkruan Llatja.