Elbasan/ Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit fizik tw tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë sportive, 1 armë zjarri, si dhe një sasi municioni luftarak.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasja L.Z., 54 vjeç se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja Dh. A., 27 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i Kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan për veprime të mëtejshme.