Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen S. M., 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. P., 18 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 31-vjeçarja, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasin B. P. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës,Tiranë.
— Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, në ngarkim të shtetasve H. S., 62 vjeç, banues në Belsh dhe E. D., 30 vjeç, banues në fshatin Qafë Shkallë, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, u gjetën sasi me duhan të tharë, pa dekomentacionin përkatës.
— Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit: -R. L., 23 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se i ka vjedhur një varëse floriri, shtetases Xh. P.; -N. T., 44 vjeç , banuese në fshatin Fush Bull, Elbasan, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. K.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. P., 48 vjeç, banues në lagjen “5 maji”, Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi R. M., se 48-vjeçari i ka dëmtuar automjetin dhe e ka goditur shtetasin R. M. me sende të forta, për motive të dobëta.
— Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen A. T., 47 vjeçe, banuese në fshatin Stravaj, Prrenjas, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen M. L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.