Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, kishte aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtmi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin D. C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin E. S., 34 vjeç , pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës dhe babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.