Elbasan; Ushtronin lojëra fati të paligjshme në lokal, e pësojnë keq dy të rinjtë

Policia e Elbasanit arrestoi dy persona, pasi akµzohen për organizim i lotarive të paligjshme. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aṙestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. K. 37 vjec, në bashkëpunim me shtetasin S. Ç., 23 vjeç, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u moren në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.