Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap në flagrancë duke dhunuar bashkëshorten e tij. Nga njoftimi i policisë mësohet se bashkëshortja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të pajisur me urdhër mbrojtjeje.