Pas denoncimit nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, është proceduar penalisht laboranti 57-vjeçar E.B. në Spitalin Rajonal Elbasan.
Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” pasi është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin “Stop” mbrëmjen e djeshme duke marrë para nga një pacient, në mënyrë të parregullt.
“Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 57 vjeç, me detyrë laborant në Spitalin Rajonal Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ “STOP”, mbrëmjen e djeshme, duke marrë para nga një pacient, në mënyrë të parregullt”, njofton policia.