Elbasan/ Transportuan lëndë drusore, të rinjtë përfundojnë në Prokurori

Dy persona janë proceduar penalisht në Elbasan, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të kundërligjshme.

Të proceduarit penalisht janë shtetasit me iniciale Z. T., 19 vjeç dhe P. T., 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. T., 19 vjeç, pasi në fshatin Çekrez, Gramsh, u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, të siguruar në mënyrë të kundërligjshme;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 26 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, të siguruar në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të mëtejshme.