Elbasan/Toyota aksidentohet me një motoçikletë. Të dhënat e para të policisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh. Sipas njoftimit të policisë një mjet tip Toyota është përplasur me një motoçikletë e cila drejtohej nga një 61-vjeçar. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 61-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në fshatin Katundi i Ri,  mjeti tip “Toyota”,  me drejtues shtetasin A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.